TIRANE- Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese.

Përmes një letre, Ruçi ka ngushëlluar familjarët e shkrimtarit të dashur për të gjithë shqiptarët.

MESAZHI I NGUSHËLLIMIT
Të dashur pjesëtarë të familjes së shkrimtarit tonë të nderuar, Fatos Arapi, Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Fatosit, njeriut të dashur për ju dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë. Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë. Fatos Arapi ishte një shkrimtar, poet, pedagog, studiues intelektual dhe patriot i shquar. Ai shkroi dhe i kushtoi të gjithë talentin e vet atdheut dhe krijoi lirika magjepsëse për lirinë dhe njerëzit e lirë të këtij vendi. Në të dy shekujt që shkroi, Ai përjetoi dhe u përcolli lexuesve jo alarme të sajuara, por shqetësimet reale të botës dhe kohërave të shqiptarëve. I qoftë i lehtë dheu i tokës, të së cilës i këndoi me të gjithë fuqinë e shpirtit, furinë e pasionit dhe talentit të tij të rrallë.

Sinqerisht i juaji,
Gramoz Ruçi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb