Mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga vdekja e fëmijës së parë në Shqipëri që vdiq nga COVID-19.

Fëmija ndërroi jetë më 20 nëntor në Pediatrinë e Tiranës, në pavionin e COVID-19 pasi kishte shenja të sindromës Kawasaki (gjendje akute nga COVID-19).

Kuli-Lito thotë se fëmiaj u komplikua me insuficencë multi-organore që në gjithë botën ka fatalitet mbi 85%.

‘’Ai ishte një fëmijë, u referua me COVID dhe ishte me Kaëasaki, u komplikua me insuficiencë multi-organore, ka fatalitet mbi 85%. ‘’- tha mjekja pediatre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb