Ministria e Shëndetësisë zbardh detaje nga vdekja e foshnjës së parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Foshnja 16-muajshe nga Durrësi ndërroi sot jetë te QSUT, pasi ishte prekur nga virusi i rrezikshëm.

Sipas MSH, foshnja po trajtohej në pavionin Covid në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, ndërsa gjendja e tij është rënduar në 24 orët e fundit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb