DURRËS- Të rinjtë e qytetit të Durrësit reaguan pas vdekjes fatale të një të mituri i cili si  pasojë e mungesës së kushteve me minimale të jetesës i vdiq nënës ndër duar nga temperaturat  e ftohta të natës.

Të rinjtë durrsakë e cilësuan këtë një realitet të hidhur që po e përjeton qyteti i Durrësit ndërsa akuzuan bashkinë për mungesën e politikave kundër varfërisë ekstreme. Të rinjtë i kanë kërkuar organeve shtetërore vlerësimin e situatës edhe sa i përket të  miturve, të cilët detyrohen të shtrin duart nëpër rrugët e qytetit.

Krahas ndezjes së qirinjve, të rinjtë protestues qëlluan me vezë bashkinë ndërsa hodhën tymuese duke kërkuar që bashkia të mos qëndrojë me nën mjegullën e heshtjes  por të reagojë në ndihmë të qytetarëve të saj.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: