SHBA
Partia Demokratike e SHBA të hënën do të paraqesë projekt- propozimin për një reformë në Polici që do të kufizonte mbrojtjen ligjore të policëve.
Kjo iniciativë kërkohet prej vitesh në Kongres por tashmë me vdekjen e George Floyd, afro- amerikani i cili u vra nga gjuri i një polici gjatë arrestimit do të konkretizohet si propozim për ligj.
The Associated Press raporton se dokumenti ka disa pika ku ndër të cilat do të ndalohej përdorimi nga policët i frocës së tepruar apo kapjes përfyti gjatë ndalimit si dhe kërkon disa ndryshime.
Por ky propozim nuk ka uljen e financimet për Policinë e cila kërkohet nga grupet e protestuesve që prej 2 javësh janë ngritur duke marshuar e protestuar për vdekjen e George Floyd në Minnesotta.
(BalkanWeb)