Ditën e sotme do të zhvillohet gjyqi për ish-efektivin amerikan Derek Chauvin, i cili është akuzuar si një nga vrasësit e afro-amerikanit George Folyd.

Pak minuta para nisjes së gjyqit, avokati i të drejtave civile dhe një aktivist i njohur në SHBA, Ben Crump, tha se ky gjykim nuk është aspak i vështirë.

Sipas Crump, familja e Floyd meriton drejtësi të plotë, duke shtuar se në asnjë moment nuk duhet vënë në dyshim rezultati përfundimtar i gjykatësve të çështjes.

Po ashtu ai shtoi se nëse George do të ishte një qytetarë i bardhë amerikan, torturat e shkaktuara nga policia pak minuta para vdekjes mund të mos ndodhnin.

“Ne e dimë se nëse George Floyd do të ishte një qytetar i bardhë amerikan, askush nuk do të thoshte që është rast i vështirë. Madje, as nuk do të aplikoheshin nga policia torturat që ne të gjithë tashmë kemi parë në video.

Ne të gjithë duhet të ngrihemi dhe të themi me të madhe ‘Po ajo ishte torturë”, u shpreh avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: