UASHINGTON

Vazhdojnë protestat për vrasjen e George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë arrestimit në Minneapolis. Floyd ishte një afro-amerikan dhe protesta kundër racizmit janë shtrirë tashmë thuajse në të gjitha qytetet amerikane e madje edhe ato botërore.

Si përgjigje, një shumicë e anëtarëve të këshillit të qytetit në Minneapolis u zotuan të shfuqizojnë Departamentin e Policisë, por sesi do ta bënin këtë gjë ata nuk e thanë, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në protestat e mëdha që po mbahen në qytetet e Amerikës, tashmë mbizotërlon vetëm fryma anti-raciste e demonstratave, ndërsa duket se përleshjet e dhunshme të ditëve të para janë zhdukur. Përhapja e protestave ndodhi, pasi më datë 25 maj, ndërroi jetë George Floyd, 46 vjeç, një person me ngjyrë, pasi një oficer i bardhë i kishte shtrënguar qafën për 9 minuta.

Një celular në vendngjarje regjistroi skenën, ndërsa Floyd thoshte “Më lësho të lutem, unë nuk marr dot frymë”. Një veteran policie që kishte dalë në protesta i quajtur Nikky Uilliams, tha se është një familje policësh, duke shtuar se një reformë e thellë duhet në sistemin policor amerikan.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb