TIRANE

5 ditë pas vdekjes së ish-presidentit të Amerikës George H. W. Bush, presidenti Ilir Meta zhvilloi homazhe në Ambasadën amerikane në Tiranë. Kreu i shtetit shkroi edhe disa fjalë kushtuar figurës së Bush në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”, -shkroi Presidenti.

Eb358afc C750 4c44 A0c4 587ca301bf67
Eb358afc C750 4c44 A0c4 587ca301bf67

Më pas Meta u shprehu zyrtarëve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të presidentin Bush si dhe kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: