POGRADEC

Një grua e mirë, e qetë por që nuk kishte mundur të përballonte humbjen e bashkëshortit. Banorët në Pogradec kanë treguar për gazetaren Lorena Kodra, se 45-vjeçarja Maria Markovska jetonte vetëm me të bijën me aftësi të kufizuara pas vdekjes rreth një muaj më parë të bashkëshortit.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas erës dhe mungesës së gruas për disa ditë.

“E njihnim, vinte këtu bënte Pazar. Mirë ishte. këto kohët e fundit, kishte nja 2 javë që nuk ishte mirë që kur i vdiq bashkëshorti.
Pas vdekjes së bashkëshortit ishte e rënduar. Nja 2-3 ditë kisha pa e parë. Ishte një grua e mirë, të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe ishin transferuar këtu. Këtu e kam gjetur. Komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Kishte erë nga shtëpia e saj dhe s’e kishin parë të dilte.
Fëmija ka qenë me aftësi të kufizuara. Nuk kishte kush e nxirrte, përveçse nëna. Nuk ishte keq nga ekonomia. Nuk punonte”, tha një banor.

+Gruaja u gjet e pajetë në banesën e saj mbrëmjen e kaluar, ndërsa vajza 9-vjeçare në gjendje të rënduar pasi përveç tronditjes kishte qëndruar për disa ditë pa ngrënë për shkak të pamundësisë fizike. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pogradec
Pogradec

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb