TIRANA

24-vjeçari Kosta Kaca është shpallur në kërkim pas aksidentit 1 javë më parë me ambulancën e Sarandës që shkaktoi dhe vdekjen e infermiers Adelina Rizvani.

BalkanWeb mëson se Kaca kishte shkuar për mjekim në Tiranë por është larguar.  Ai u procedua fillimisht në gjendje të lirë pas aksidentit dhe u largua nga spitali duke përfituar nga ky fakt.

Ndërkohë shoferi i ambulancës me të cilin bëri aksident, Aleks Kajo që hyri dhe kundravajtje në kryqëzim në Sarandë i është dhënë masa e sigurisë arrest me brg por aktualisht ndodhet në spital i mbikëqyrur nga Policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb