Robert Kennedy Jr., kandidati presidencial demokrat, tha se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij, ish-presidentit John F. Kennedy, duke argumentuar se provat janë “të shumta”.

“Ka prova dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e tij,” tha Kennedy në një intervistë.

CIA ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pretendim se ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy, i cili u qëllua teksa hipte në një makinë në një paradë në Dallas në vitin 1963.

  • foto galeri

Vrasja ka shërbyer si bazë për disa nga teoritë më të njohura të konspiracionit në histori. Ndërkohë që Lee Harvey Oswald u identifikua zyrtarisht si autori, teoritë e konspiracionit kanë qarkulluar për vite me radhë rreth atentatit, duke hedhur dyshime nëse ka pasur të shtëna apo komplotistë të tjerë të lidhur me sulmin.

John McCone, drejtori i CIA-s kur u vra Kennedy, dëshmoi në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve  se Oswald nuk ishte një agjent i CIA-s dhe se agjencia nuk komunikoi apo kishte lidhje me të.

Gjatë intervistës, Kennedy përmendi gjithashtu teorinë e konspiracionit se CIA mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e babait të tij, Robert F. Kennedy, një ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-së, i cili u qëllua për vdekje në Los Anxhelos gjatë fushatës për president në vitin 1968.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: