Në “Pikat mbi i” në News24 po diskutohet në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti më 19 tetor.

I riu humbi jetën ndërkohë që ishte i shoqëruar nga efektivët e policisë në Komisariatin numër 3.
Analisti Artur Zheji u shpreh se kjo është një dramë e dhimbshme, ndërsa shtoi se nuk do të besojë se kemi një polici vrasëse.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në këtë ngjarje ka disa momente të errëta të cilave u duhet dhënë dritë.

Analisti Artur Zheji: Superdramë e dhimbshme. një jetë njeriu është shuar në rrethana të mistershme. E vërteta ka shumë rëndësi se është në favorin e shtetit. Sa më shumë të vërtetëtë ketë në dinamikën e ngjarjes, aq më shumë qetësohen shpirtrat e njerëzve. Nuk dua të mendoj që kemi një polici vrasëse, por ata që janë në linjë n e parë të frontit ndaj krimit janë me simptoma psikosomatike të veçanta. Jo të gjithë mund ta mbajnë presionin. Reagimi i një polici nën presion janë të habitshme. Drejtësia të jetë e ashpër, e paanshme dhe të kuptohet se nuk po fshihet e vërteta. Kemi një precedent kur është fshehur dhe kjo ka krijua pabesueshmëri për versionet që jep policia. Versionet më mirë të vonohen sesa të jenë të gabuara.

Gazetarja Klodiana Lala: Nuk mund të them nëse ishte vrasje e qëllimtë sepse kjo jepet nga organet e drejtësisë. Duhet të mos ndodhë më ajo që ndodhi me Klodian Rashën e Pjerin Xhuvanin. Deklaratat e Prokurorisë dhe Agjencia e Mbikqyrjes, nga dita e parë e deri sot, janë kontradiktore.

https://www.youtube.com/watch?v=iFSC_SXwSV0

Fotoja e shpërndarë tek Berisha shihet që ka disa shenja në zonën e brinjve. Ka ngjarje që ka disa boshllëqe. Çka ndodhur në furgonin e policisë? Ç’ndodhi gjatë periudhës së ndjekjes?
Duhet një dyshim që të shoqërosh dikë në komisariat. Ka video e pamje që i ndjeri është ndjerë keq që në momentet e para. Duhej çuar në spital e jo në Komisariat? Nëse do ishte çuar në spital do ishte ende gjallë sot?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb