TIRANË

Kryeministri Rama ka reaguar për vdekjen e major, Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë dje në Letoni si pasojë e plagëve të marra nga incidenti i 6 majit, ku mbeti e vdekur edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.


Shefi i qeverisë shprehet se major Tanushi u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut duke lënë pas shembullin e sakrificës  dhe të lavdisë  për Forcat e Armatosura.


“Flamuri kombëtar në zi??Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura?”-shruan Rama.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: