Mbreti i ri i Britanisë së Madhe Çarls III dhe bashkëshortja e tij Kamila janë larguar nga kështjella Balmoral, ku edhe u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme nëna e tij Mbretëresha Elizabeta II, për të fluturuar drejt Londrës.

Homazhet për Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron, do të drejtohen sot në Dhomën e Komunëve nga Liz Truss, ndërsa vendi hyn në një periudhë të zgjatur zie kombëtare, për 17 ditët e ardhshme.

Mbreti i ri është fotografuar teksa linte kështjellën këtë mëngjes në një “Audi” ngjyrë gri dhe ndiqej nga ekipi i sigurisë me një Land Rover, për t’iu drejtuar aeroportit të Aberdeen.

Ndërkohë, sipas protokollit përshëndetjet e armëve dhe këmbanat e kishave do të tingëllojnë në të gjithë vendin sot ndërsa turmat mblidhen përsëri jashtë Pallatit Bakingham, ku flamuri “Union Jack” u ul në gjysmështizë mbrëmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

As ora dhe as moti me shi nuk i kanë penguar njerëzit të grumbullohen me mijëra jashtë Pallatit dhe rezidencave të tjera mbretërore për t’i bërë nderimet e tyre monarkes më jetëgjatë të vendit.

Me mesazhe simpatie që mbërrinin nga e gjithë bota, Mbreti i ri udhëhoqi homazhet mbrëmë për “nënën e tij shumë të dashur” ndërsa foli për “trishtimin më të madh” për familjen e tij.

Charles foli për pikëllimin e tij dhe “respektin dhe dashurinë e thellë për Mbretëreshën”.

Fjalët e tij erdhën menjëherë pasi Pallati Bakingham konfirmoi se Mbretëresha vdiq paqësisht pasditen e djeshme në Balmoral, në moshën 96-vjeçare.

Ndërkohë, Mbreti Çarls III do t’i drejtohet kombit me një deklaratë televizive në orën 18:00, ndërsa Parlamenti pritet të kryejë homazhe sot dhe nesër para se të shtyhen punimet për dhjetë ditë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb