Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

I shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës, ku vlerësoi jetën dhe veprën e Mbretëreshës Elizabeth II.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Pikëllimi është çmimi që ne paguajmë për dashurinë” – EIIR. Në emër të qytetarëve të Tiranës , ju bashkova Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alastair King-Smith në Tiranë dhe i shpreha të gjithë simpatinë dhe admirimin për jetën e Mbretëreshës Elisabeth II dedikuar në shërbim të qytetarëve me dinjitet dhe guxim”, thekson Veliaj.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb