TIRANE – Moderatorja Arbana osmani, e cila është e njohur për publikun si prezantuesja e spektaklit “Big Brother Albania”, aktualisht është duke u marrë me drejtimin e emisionit të ri “Dua të të bëj të lumtur”.

Ky emision sjell nga java në javë histori interesante prej vendeve të ndryshme turistike, duke sjell pak frymë nga çdo vend i botës.

Untitled-1

Pak ditë më parë Arbana shkoi në një minierë 1100 metra nën tokë në Bulqizë, ku ka parë nga afër vendin ku ditën e sotme një nga minatorët humbi jetën.

Ajo ka treguar se një ngjarje e tillë e ka pikëlluar tej mase, ndërsa ka shprehur edhe ngushëllimet për familjarët e të riut.

“Një javë më parë së bashku me Eduart Grishaj dhe Lorina Mixhen xhiruam për ‘Dua të të bëj të lumtur’ 1100 metra nën tokë në Minieren e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31-vjeçar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojmë këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijne edhe nga nëntoka”- ka shkruar Arbana Osmani.

Mëngjesin e sotëm minatori, Eris Keta humbi jetën në minierën e Bulqizës. Dyshohet se minatorin e ka zënë një masiv gurësh teksa punonte në zonën D të minierës.

Sipas informacioneve, Keta ka qenë i siguruar me të gjitha dokumentat e plota për të punuar në minierë. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës edhe pse besohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: