BRTANI

Autoritetet britanike në Uells gjetën trupin e një djaloshi 13 vjeç të pajetë në një park.

Djali u gjet në parkun publik në Caerphilly, në jug të Uellsit, rreth orës 7.20  mbrëmë pasdite. Shërbimet e emergjencave u përgjigjën raporteve se një djalë 13 vjeçar ishte gjetur pa ndjenja në Ystrad Mynach Park, Caerphilly, South Wales, shkruan “Daily Mail”.

Adoleshenti u dërgua në spital në Cardif, ku u shpall i vdekur. Autoritetet në spital njoftuan familjen, ndërsa vdekja e tij u shpall “e pashpjeguar”. Shkolla dhe të afërm të djalit kishin thënë se ndihen të tronditur nga ngjarja.

Policia po heton rastin, ndërsa deri tani nuk ka një shkak zyrtar. Autoritetet anë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, nëse ata dinë ndonjë të dhënë më shumë për vdekjen e vogëlushit në park.

Dedektivi Sam Payne, i cili po udhëheq hetimin deklaroi: “Hetuesit janë duke hetuar rastin në mënyrë të hollësishme. Jemi në fazat e para të hetimit dhe sigurisht do të na duhet punë dhe kohë për të përcaktuar shkaqet e adoleshentit”, tha Payne.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb