Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” Paulin Preka.

Z.Rama disa herë e cilëson artistin Preka si zotni, për shkak se sipas tij ishte mishërim i mençurisë e qytetarisë shkodrane.

Ai thekson se Preka iku për të qenë shëmbëllytë e njeriut që fal vetëm mirësi e dashuri.

Luan Rama ka një kërkesë të fundit metaforike për Paulin Prekën, që tia falë lotët e dhimbjes atyre që e humbën sot Mjeshtrin,

 

STATUSI NGA LUAN RAMA

NA I FAL LOTËT E DHIMBJES

ZOTNI PAULIN PREKA !

Na ke mësuar të të duam me humorin tënd të fisëm zotni Paulin Preka, mishërim i mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane.

Na u bëre i dashur me praninë tënde përherë elegante, përmes artit të një cilësie të epërme, veti e artistëve të një lloji të veçantë që skenës shqiptare nuk i vijnë shpesh.

Ike për të qenë shembëlltyrë e njeriut që fali vetëm mirësi dhe dashuri.

Do të mbetesh modeli dhe referenca e njeriut artist dhe e artistit njeri, përmbledhur në fjalën magjike që në Shkodër merr vlerë dhe ngjyresë të veçantë: ZOTNI !

Na i fal lotët e dhimbjes zotni Paulin Preka!

Të ndrittë shpirti!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb