Eurodeputetja Roberta Metsola do te jete presidentja e re e Parlamentit Evropian, duke zëvendësuar në këtë detyrë David Sassolin. Ky i fundit u u nda nga jeta pak ditë më parë.

Maltezja 42-vjeçare është anëtare e partive të djathta EPP, dhe ishte mes katër kandidatëve në garë për këtë pozicion. Ligjvënësja konservatore kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ishte tërhequr më herët nga posti.

Në garë ishin gjithashtu Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskeptik; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër.

Që prej vitit 2013 Metsola është eurodeputete dhe prej dy vitesh zv.presidente e Parlamentit Evropian. Metsola është kritikuar nga kolegët e saj lidhur me pikëpamjet kundër abortit, që janë shumë të përhapura në Maltë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb