Senatori republikan John McCain ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkruar një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale.

Sipas Bashës, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Basha e konsideron Senatorin amerikan një luftëtar të pamposhtur për kauzën e lirisë.

“Ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik,” shkruan kreu i PD.

“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!,” shkruan Basha në Facebook

McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit. McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: