Banorët e Eretria në Greqi rrëfejnë tmerrin pas tragjedisë së ndodhur sot, ku tre elektricistë humbën jetën, mes tyre një shqiptar dhe një i katërt është plagosur rëndë. Ata thonë se ngjarja ishte shokuese dhe se gjithçka ndodhi brenda disa sekondash.

“Ngjarja tragjike ndodhi 50 metër nga sheshi qendror i fshatit. Kalimtarë ndiqnin me kureshtje riparimet që kryente ekipi në shtyllën e korrentit.
Pamjet ishin shokuese, brenda pak sekondash 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka, babai i 3 fëmijëve të mitur dhe njeri i dashur i zonës, mbeti i varur ndërsa morën flakë rrobat dhe digjej. Dy teknikët e tjerë grekë, më të rinj në moshë, goditja e korrentit i hodhi në shesh me fuqi të jashtëzakonshme. Me 45-vjeçarin shqiptar situata ishte e frikshme, mbeti i varur 2 orë derisa mundën ta zbresin ekipi i zjarrfikëses, u dogj në kokë dhe rrobat”, janë disa nga rrëfimet e banorëve të shokuar nga ngjarja. Deri tani, autoritetet greke kanë thirrur në polici 3 persona të konsideruar përgjegjës për punimet në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: