PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e vajzës së aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi, e cila u gjet dje e pajetë në banesën e saj. Teksa i shprehu ngushëllime familjes për humbjen, Haradinaj theksoi se Bubulina Lajçi braktisi ëndrrat e jetës.

MESAZHI I HARADINAJT
Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndrrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj. Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.
Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të.
RH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb