TIRANË – Policia e Tiranës vazhdon të hetojë aksidentin që pësuan 19-vjeçarë në autostradën Tiranë – Durrës, në një pjesë të rrugës ku ende po zhvillohen punime. Nga aksidenti gjeti vdekjen Atjon Zhiti dhe u plagos Serxho Martiniani.

Si rezultat, Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për Naim Boshnjakun, Drejtorin Teknik të firmës ndërtuese që po kryen punimet në autostradën Tiranë – Durrës, për shkak të shkeljes së rregullave në punë. Boshnjaku akuzohet se për këtë arsye ka ndodhur aksidenti me motor në të cilin gjeti vdekjen Atjon Zhiti dhe u plagos Serxho Martiniani.

Në kuadrin e këtyre hetimeve, Policia ka arrestuar dy ditë më parë, edhe Martinianin, i cili përfundoi në spital për shkak të rrëzimit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb