Pas lajmit të rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta për shkak të një orteku bore, të Arian Dacit, zëvendësministër në qeverinë e Kosovës, njëherësh djali i ish-kryetarit të Kuvendit në Kosovë, Nexhat Daci, vjen edhe reagimi i parë nga Tirana zyrtare.

Është zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ajo që shpreh ngrushëllimet në Twitter.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!”,- ngushëllon ministrja shqiptare.

Spiropali
Spiropali

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb