Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak para mesnate në Tiranë, ku një i ri që ishte shoqëruar nga policia shfaqi probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital, prokuroria dhe blutë e Tiranës kanë nisur hetimet. Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Laer Kurti, u ndalua dhe gjatë shoqërimit në komisariat, nisi të kishte probleme shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital, por aty humbi jetën.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: