SHBA

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, ka thënë një mjek në gjyqin e ish-oficerit të policisë Derek Chauvin në Minneapolis.

Duke kundërshtuar mbrojtjen, Dr. Martin Tobin tha se fentanili nuk e shkaktoi vdekjen e Floyd. Ai tha se edhe një “person i shëndetshëm, nëse do ishte në të njëjtën gjendje do të kishte vdekur”. Chauvin, 45 vjeç, u filmua i gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij majin e vitit të kaluar, shkruan BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-oficeri është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij. Pamjet e Chauvin, një njeri i bardhë, me gju në qafën e afrikano-amerikanit Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit. Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë të paktën një muaj. Mbrojtja do të fillojë të argumentojë çështjen në gjykatë javën e ardhshme.

Një raport i toksikologjisë i lëshuar qershorin e kaluar tha që Floyd përdorte qetësuesin fentanil dhe ilaçin metamfetaminë. Që atëherë, mbrojtja ka argumentuar se fentanili shkaktoi humbjen e oksigjenit nga Floyd.

Megjithatë Dr Tobin, një mjek i kujdesit intensiv, tha se frymëmarrja e Floyd nuk u ngadalësua aq sa ilaçi i dhimbjes të kishte qenë një faktor në humbjen e tij totale të oksigjenit. Më vonë në seancë, mbrojtja mori në pyetje kirurgun e policisë në Kentaki Dr Bill Smock, i cili punon për policinë e Louisville dhe është një ekspert në mjekësinë e urgjencës ligjore.

Smock tha se Floyd shfaqi “uri ajri”, një term që përdoret kur trupi kërkon në mënyrë të dëshpëruar oksigjen. Ndërsa një mbidozë e fentanilit mund të ngadalësojë frymëmarrjen, ai tha se njerëzit që kanë mbidozë nuk janë të vetëdijshëm se u mungon oksigjeni dhe shpesh duken të përgjumur. Në të kundërt, ai tha se Floyd duket se ishte vigjilent.

I pyetur për pozicionimin e prangave prapa shpinës së Floyd, shoqëruar me presionin në rënie të peshës së Chauvin kundër tij, Dr. Tobin – një ekspert në mjekësinë pulmonare – tha se aftësia e Floyd për të zgjeruar gjoksin e tij ishte dëmtuar rëndë. Ai tha se ishte mendimi i tij mjekësor që Floyd vdiq pasi një nivel i ulët i oksigjenit i ndaloi zemrën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: