TIRANE

Pas vdekjes së një gruaje shtatzënë dyshuar nga virusi AHN1 dhe një nga binjakëve e saj, shefja e departamentit të Infektivit në ISHP, Silva Bino  u ka bërë apel grave shtatzëna dhe grupeve të riskut nga gripi që të vaksinohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatezane dhe humbi jetën bashke me një nga binjaket e porsalindur . Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatezana përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem vaksinohuni për te mbrojtur vete per te mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni. Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e femijes se tij apo nuk është vaksinuar te vaksinohet . Fruthi nuk kursen askend dhe nuk ka moshë”- ka thënë Silva Bino.

Kujtojmë se 36 vejcarja shtatzënë me binjakë ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh me simptomat e AH1N1 në Sanatorium dhe ka kryer lindje të parakohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb