IRAK

Mes thirrjeve ‘vdekje amerikës’, grupe të irrituara irakiane pas ngjarjeve të djeshme dhe të sotme kanë përcjellë trupin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i vrarë dje nga forcat ajrore të SHBA.

Ai u vra bashkë me një komandant tjetër ushtarak irakian Abu Mahdi Al-Muhandis, ndërkohë Soleimani do të varroset në Iran por më parë në Baghdad po i bëhen homazhet.

Por ndërkohë SHBA nuk mjaftohet me kaq pas këtij sulmi. Një tjetër sulm ajror ndodhi ditën e sotme ndërkohë 3 mijë trupa të tjerë ushtarake do të zbarkojnë në Lindjen e Mesme pasi duket se tashmë ‘zjarri është ndezur’.

Presidenti i SHBA Donald Trump, njeriu i cili dha vendimin për sulmin u shpreh se Qasem Soleimani ishte terroristi numër një në botë ndërsa eleminimi i tij shpëton shumë jetë njerëzish.

Por Irani dhe Iraku kërcënojnë me hakëmarrje pas kësaj goditje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb