Dekreti i parë të cilin firmos Presidenti Meta sot është ai kundër ligjit të ri nga mazhoranca për betimin e gjyqtarëve kushtetues. Kjo do të thotë se Meta ka rrëzuar këtë ligjin i cili ishte përcaktuar nga Kuvendi si ”mekanizmi zhbllokues” por që do të jetë sërish Kuvendi i cili do të shqyrtojë këtë dekretin.

”Këta shpikën si të shenjtë afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen puçistët vendas dhe bashkëpuntorët ndërkombëtarë për asnjë afat kushtetues që nuk u respektua për institucionet e reja të drejtësisë .
Shqiptarët janë këtu për një drejtësi të vërtetë, të barabartë, jo drejtësi me regji. Nuk duan të jetjojnë më me këtë model të ri drejtësi.
Krimi i ri të mbetet mbi krimin e vjetër. Shqiptarët duan drejtësi sipas kushtetutës. Ata në krye të shtetit të kapur në flagrtancë për krime të rënda kushtetuese i mbron. A mund të besojë njeri tek kjo drejtësi?

Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet, por kur shteti me ligje antikushtetuetse do të shtypë të drejtat kushtetuese. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me ligje antikushtetuese e instaloi diktaturën në Gjermani. Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë. është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur.

Të mbroj demokracinë e popullit, detyra ime të jemi i pari në luftë me grushtin e shtetit. Jam i lumtur se zëri juaj po dëgjohet në gjithë Shqipërinë, në gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka popullin e Kushtetutës.

Para se të firmos dekretin kundër betimit të gjyqtarëve kushtetues. Vdekje grushtit të shtetit, rroftë shteti i së drejtës, rroftë Republika.”- tha Meta.

Kuvendi vendosi që betimi i gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese ose të Lartë nëse do të refuzohej nga Presidenti të bëhej me shkrim. Kjo përplasje ndodhi dhjetorin e kaluar kur mazhoranca pretendoi se Arta Vorpsi duhet të ishte automatikisht gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese automatikisht pasi Presidenti refuzoi të zgjedhë, kurse nga ana tjetër Presidenti Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të re të Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb