Autoritetet në një qytezë në jug të Spanjës janë duke hetuar vdekjen e një shqiptari i cili u gjet i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.

Mësohet se autoritetet besojnë se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.

Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave,

Sakaq, bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb