MAQEDONI– Persona ende të paidentifikuar kanë shkruar parulla me përmbajte urrejtje dhe raciste ndaj shqiptarëve në qytetin e Manastirit në Maqedoni.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shfaqen disa shkrime kundër shqiptarëve në qytetin e alfabetit shqip, njofton Zhurnal.mk.

“Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët” janë disa nga parullat e shkruara në objektin e ndërtesës së alfabetit shqip.

Kujtojmë se ngjarja vjen pak ditë pasi parlamenti maqedonas miratoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Kjo nuk është hera e parë që përsëriten të njëjtat veprime kundër shqiptarëve, ndërsa autoritetet ende nuk kanë marrë masa.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: