Helmut Jahn, arkitekti i famshëm gjerman, i cili qëndron pas disa prej ndërtesave më mbresëlënëse në Çikago, Berlin dhe qytete të tjera, vdiq aksidentalisht kur u godit nga dy automjete të shtunën pasdite ndërsa ishte me biçikletë, sipas policisë së Ilinoisit.

”Jahn po udhëtonte me biçikletë në verilindje në Old Lafox Road duke iu afruar kryqëzimit në Burlington Road, por nuk arriti të ndalonte”, sipas një njoftimi për shtyp nga policia në Campton Hills. Jahn u shpall i vdekur në vend pas rrëzimit.

Arkitekti me famë botërore projektoi qendrën e famshme ”Thompson” në Çikago, kur ishte vetëm 39 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb