RUSI

Mirjana Markoviç, gruaja e ish presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç, vdiq dje në Moskë në moshën 77 vjeçare, raportoi agjensia e lajmeve Tanjug, duke cituar informata jozyrtare. Sipas raportit, Markoviç ndërroi jetë në një spital në kryeqytetin rus për shkak të disa komplikimeve që i shkaktuan asaj  edemin pulmonar.

Milloshevic
Milloshevic

Në vitet 1990, Mirjana Markoviç themeloi të Majtën Jugosllave (JUL) një parti të vogël politike me ndikim të madh politik dhe ekonomik, e cila bashkëjetoi me Partinë Socialiste (SPS) të bashkëshortit të saj deri në tetor 2000.

Pas përmbysjes së regjimit të Millosheviçit, emri i Mirjanës Markoviç është përfshirë në vepra të ndryshme kriminale. Raportet e shtypit e lidhën atë me rrëmbimin dhe vrasjen e turpshme të ish-presidentit serb Ivan Stamboliç, ndërsa ajo u dyshua se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit Slavko Tsouvuves.

Madje eshte thene se ajo  donte që partia e saj të kontrollonte të gjithë kontrabandën e cigareve gjatë bllokadës ekonomike të Jugosllavisë.

Megjithatë, është e vërtetë që asnjë nga këto raste nuk është ndjekur penalisht kundër Markoviç nga drejtësia serbe. Ajo u largua nga Serbia në shkurt 2003, një muaj para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjinxhiç dhe shkoi në Moskë ku ajo kërkoi azil politik.

Në vitin 2018, zonja Markoviç u dënua në mungesë me një vit burgim.vendim qe u anullua një muaj më parë nga gjykata e apelit në Beograd.

Që nga viti 2003, kur shkoi në Moskë, Mirjana Markoviç kurrë nuk e vizitoi Serbinë. Dhe nuk mori pjesë as në varrimin e burrit të saj Sllobodan Millosheviq i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën e burgut Penale për ish-Jugosllavinë, ku ai përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb