NGA: ARBËR SULO*
SARANDË – Një foshnjë vetëm 7-muajshe ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Sarandës. Ngjarja e rëndë ndodho sot në qytetin bregdetar. Menjëherë bluzat e bardha kanë njoftuar policinë e këtij rrethi.

Mësohet se babai i foshnjës nuk ka pranuar që vajzës së tij t’i bëhej autopsia dhe pikërisht për këtë gjë nuk ka hedhur asnjë firmë.

Burime pranë bluzave të bardha pohuan se fëmija me iniciale K.S mund të ketë ndërruar jetë nga i ftohti. Sakaq, Misir Spahiu së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tjerë, përkatësisht 6 dhe 4-vjeçarë,janë shpërngulur nga Dibra dhe aktualisht jetojnë në fshatin Cerkovicë të Sarandës. Mësohet se kjo familje jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: