KUVAJT- Deputeti i Parlamentit të Kuvajtit, Nabil el Fadil, ka humbur jetën gjatë seancës plenare. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ‘Asociated Press’. Po sipas këtyre burimeve, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. Mësohet se El Fadil ka qenë i partisë liberale, ndërsa ai u zgjodh deputet në vitin 2012.

A.Press shkruan më tej se deputeti ka lindur në vitin 1949, ndërsa para se të futej në politikë ka qenë pilot i avio-kompanisë.

Sakaq, gjatë këtij viti ai me deklaratat e tij ka shkaktuar polemika sepse është pajtuar me legalizimin shitjes së pijeve alkoolike në Kuvajtin me shumicë myslimane ku shitja e alkoolit është e ndaluar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: