Samuel Willenberg, i mbijetuari i fundit i kampit nazist të vdekjes Treblinka, në Poloninë juglindore, është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Tel Aviv në moshë 93 vjeçare.

Treblinka ishte një prej kampeve naziste të vdekjes më famëkeqe ku më shumë se 800 mijë hebrenj janë vrarë.

Më 2 gusht 1943, një grup të burgosurish hebrenj, vendosën të përballeshin me nazistët dhe të arratiseshin, mes tyre edhe Willenberg.

Shumë nga rreth 200 të arratisurit u qëlluan gjatë përpjekjes, por ai ia doli të largohej pavarësisht një plage të marrë në këmbë.

Ai ka rrëfyer se rebelimi i tyre njohu botën me ekzistencën e kampit dhe me atë që ndodhte atje.

Kampi i Treblinkës tani është shpallur memorial kujtese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb