Modelja britanike Stella Tennant, një figurë e njohur në pasarelën e viteve ‘90, vdiq në moshën 50-vjeçare, njoftoi sot familja e saj.

“Me trishtim të madh po lajmërojmë vdekjen e papritur më 22 dhjetor 2020 të Stella Tennant”, tha ajo në një deklaratë.

“Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do të na mungojë shumë”, shkroi familja e saj, duke kërkuar që të ruhej privatësia e saj.

E zbuluar në 1994 nga fotografi i modës Steven Meisel, Stella Tennant, anëtare e një familjeje aristokrate britanike, u përzgjodh rregullisht për shfaqjet e Gianni Versace-s, John Galliano-s dhe Alexander McQueen-s, si edhe për fushatat reklamuese të Chanel.

Ajo ka qenë në kopertinën e revistave më të mëdha të modës, si “Vogue”.

Tenant ishte e martuar me fotografin francez David Lasnet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: