BRITANI-Ish-drejtuesi i partisë Liberal-Demokrate në Britaninë e Madhe, Charles Kennedy, i cili ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij për luftën në Irak në vitin 2003, vdiq papritur në moshën 55-vjeçare në shtëpinë e tij, njoftoi sot familja.

“Me një trishtim të madhe dhe dhimbje të thellë, njoftojmë vdekjen e Charles Kennedyt”, deklaroi familja në një komunikatë. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.

“Charles vdiq dje në shtëpinë e tij në Fort William. Ai ishte 55 vjeç. Ne jemi shumë të hidhëruar për vdekjen e tij”, shtoi familja.

Charles Kennedy drejtoi Liberal-Demokratët nga viti 1999 deri në janar të vitit 2006, kohë në të cilën ai dha dorëheqjen duke pasur një problem me alkoolin.

David Cameron, Nick Clegg dhe Nicola Sturgeon kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa ish kryeministri Tony Blair tha se vdekja e tij është ”një tragjedi”.

Kryeministri David Cameron theksoi se ishte thellësisht i hidhëruar për këtë lajm.

”Ai ishte një politikan i talentuar i cili vdiq në moshë shumë të re. Ngushëllimet e mia për familjen e tij”, shkruan në rrjetin social ”Twitter”, kryeministrin Cameron.

“Vdekja e parakohshme e Charlit ka privuar Britaninë e Madhe nga një prej politikanëve më të talentuar të gjeneratës së tij”, theksoi gjithashtu Nick Clegg, i cili e pasoi në krye të partisë para se të jepte dorëheqjen muajin e kalaur pas dështimit të liberal-demokratëve në zgjedhjet legjislative.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: