Një modele e famshme në Instagram e njohur ndryshe si Kim Kardashian e Meksikës, raportohet se ka vdekur në moshën 29 vjeçare pas një operacioni të dështuar estetik në të pasme në Kolumbi.
Joselyn Cano nga Newport Beach, në Kaliforni por me origjinë meskikane, raportohet se ka vdekur në 7 dhjetor, teksa një lidhje direkte me atë që besohet se ishte funerali i saj është shpërndarë kësaj jave në rrjetin Youtube.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmi u dha nga modelja tjetër Lira Mercer e cila shkruante dje në rrjetet sociale: “O Zot, Joselyn Cano ka vdekur në Kolumbi duke bërë operacion. E pabesueshme”.

Vdekja e Cano ende nuk është konfirmuar nga familja e saj por njerëzit kanë nisur të bëjnë ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

Cano ishte modele, “influencuese” në rrjetet sociale dhe kishte reth 12 milionë ndjekës në postimet e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb