Pianisti amerikan, McCoy Tyner, një nga legjendat e muzikës xhaz, i famshëm për stilin e tij inovativ dhe pjesë e kuartetit ”John Coltrane”, vdiq në moshën 81-vjeçare, njoftoi sot familja.

Një nga pianistët më me ndikim në historinë e xhazit, ai gjithmonë është përfshirë në grupin e vogël të gjigantëve si Herbie Hancock, Chick Corea dhe Bill Evans.

Tyner u konsiderua një nga baballarët e pianos së xhazit bashkëkohor.

Karriera e tij filloi në të njëzetat, me Benny Golson dhe Jazztet Art Farmer.

Në fillim të viteve ’60 ai u bashkua me kuartetin ”John Coltrane”, duke luajtur në albume klasike si ”Një suprem dashurie” dhe ”Gjërat e mia të preferuara”.

Ai ishte anëtari i fundit i mbijetuar i kuartetit, që përfshinte Jim Garrisson, Elvin Jones dhe Coltrane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb