Ang Rita Sherpa, alpinisti legjendar nepalez, i cili fitoi pseudonimin “Leopardi i dëborës” duke u ngjitur dhjetë herë në majën e Everestit pa oksigjen, një rekord ky, vdiq sot në moshën 72-vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.

“Ai ishte në kohën e tij alpinisti më i fortë në botë dhe një yll”, tha Ang Tsering Sherpa, president i Shoqatës së Alpinizmit në Nepal dhe shoku i tij i ngushtë.

“Është një humbje e madhe për komunitetin e alpinizmit. Kontributi i tij në alpinizëm do të mbahet mend përgjithmonë”, deklaroi Ministria nepaleze e Turizmit.

Ang Rita Sherpa ka mbajtur që nga viti 1996 rekordin botëror për ngjitje në Everest (8 848 m) pa bombola oksigjeni, i pari prej të cilëve në vitin 1983.

Në 1987-n, ai vendosi rekord botëror për ngjitjen e tij në Kulmin e Botës në mes të dimrit, gjithashtu pa oksigjen.

Rreth 200 alpinistë janë ngjitur në Everest pa bombola oksigjeni, por pa arritur të kalojnë rekordin e tij, sipas bazës së të dhënave të autoriteteve himalajane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb