Pronari i perandorisë globale të çokollatës “Nutella”, Michele Ferrero ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 89 vjeçare, në shtëpinë e tij në Monte Karlo, pas një sëmundjeje të gate. Lajmi u bë i ditur nga kompania e tij “Ferrero”.
Pasuria e tij sipas revistës të biznesit “Forbes”, në maj të vitit 2014 është vlerësuar me 23.4 miliardë dollarë dhe ai u rëndit në vendin e 30-të, e njerëzve më të pasur në botë.
Në mediat italiane ka filluar menjëherë sulmi për zgjedhjen e pasardhësit të tij në pozitën e pronarit në kompani, dhe ndoshta probleme edhe në kompaninë familjare “Ferrero”, që është në rritje pavarësisht nga recesioni i gjatë italian që nga Lufta e Dytë Botërore.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: