Milton Glaser, dizenjuesi i logos ikonike “I love New York”, ka humbur jetën, raportoi “New York Times”.

Sipas “New York Times”, Glaser, një njujorkez vendas, vdiq të premten në Manhattan, ditën e ditëlindjes së 91-të. Shkaku ishte një goditje në tru, ndërsa gjithashtu vuante nga problemet me veshkat.

Ndër të tjera, Glaser ishte bashkëthemelues i revistës “New York”, si dhe hartoi emblemën për birrën e Brooklyn.

Lindur në Bronx në 1929, Glaser u bë një nga projektuesit më të njohur në botë nga Nju Jorku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb