Modelja italiane Veronica Sogni është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare për shkak të një tumori në gjoks, me të cilin luftonte që në dhjetor të vitit 2012. Lajmin e ka dhënë i pari, siti i Miss Italia, konkurs në të cilin, e reja nga Milano kishte marrë pjesë në vitin 2009 dhe kishte arritur deri në finale, ku kishte fituar çmimin “Miss Sasch modele e së nesërmes”.

“Një ëngjëll me flokë të shkurtra, me kokën plot me ëndrra, ashtu si mbiemri i saj, ka fluturuar në qiell”, thuhej në njoftimin e sitit zyrtar të Miss Italia.

Veronica lindi më 10 qershor të vitit 1988 dhe u diplomua në lice shkencor por ruante një pasion të veçantë për këngën dhe interpretimin. Pas pjesëmarrjes në Miss Italia, mori pjesë në programin televiziv “Soliti ignoti” në Rai 1 dhe më pas në X Factor në Sky Uno, ndërsa në edicionin e 2015-ës nuk arriti të kualifikohej në këtë program.

Pavarësisht kimioterapisë që i kishte rrëzuar flokët, modelja nuk e humbi kurrë humorin. “Dukem si një luftëtare masai”, thoshte ajo.

Sëmundja nuk e kishte ndaluar që të vazhdonte punën e saj në botën e modës. Në qershor të vitit të kaluar kishte marrë pjesë në fushatën e Trussardibrera të sezonit pranverë-verë 2017.

Pavarësisht kurave të shumta, së fundmi tumori ishte shpërndarë edhe në mëlçi. “Kur më thanë për metastazat, jam ndjerë edhe më keq sepse besoja se më në fund isha mirë. Disa vitë më parë do më jepnin 6 muaj jetë. Tani nuk është më kështu”, kishte thënë 28-vjeçarja në një intervistë. Dje kjo luftë është ndërprerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: