Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook, përcjellin mediat e Kosovës.

Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb