BERAT

Një 88-vjeçar nga lagjia “10 Korriku” në qytetin e Berati është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur nga shoku i tij, me të cilin pinte kafe çdo mëngjes.

Ka qënë shoku i 88-vjeçarit, që duke parë se miki i tij nuk po përgjigjej në telefon dhe nuk kishte dalë nga banesa, ka njoftuar Policinë. Në banesën e të moshuarit kanë shkuar forca policie, që pasi kanë hapur me vështirësi derën e jashtme,e kanë gjetur trupin e tij të pajetë, të shtrirë në krevat. Pas kësaj trupi është gjetur i pajetë.

Kiço Disha është gjetur sot në mëngjes pa shenja jete nga një shok i tij me të cilin dilnin pinin kafe. Menjëherë është lajmëruar Morgu i Spitalit të Beratit,ku edhe po kryhet autopsia mjeko-ligjore,për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes. Mësohet se 88-vjeçari jetonte i vetëm në banesë,pasi fëmijët e tij jetonin jashtë shtetit, ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se i moshuari ishte prej disa vitesh i sëmurë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb