FRANCE- Aktorja Luise Rainer, e cila u bë fituesja e parë e çmimeve Oskar të njëpasnjëshëm në vitet 30-të ka vdekur në moshën 104 vjeçare.
E lindur në Gjermani, Rainer është emëruar aktorja më e mirë në vitet 1936 dhe 1937, një e arritur nga vetëm pesë aktorë në gjithë historinë e çmimeve Oskar.

Arritja e saj e bëri atë një fuqi në kohën e artë të kinemasë së Hollywoodit, por ishte gjithashtu edhe një mallkim, me paraqitjen e saj të fundit në një film të madh në vitin 1943.

Aktorja është e njohur për paraqitjet e saj në “The Gambler”, “The Great Ziegfield”, “The Good Earth” etj.

(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: