KATHMANDU

Vdes në një spital në Pokhara, në Nepal njeriu më i shkurtër në botë. Ai ishte në rekordet Guinness dhe kishte një gjatësi, 67.08 centimetra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Khagendra Thapa Magar ishte 27 vjeç dhe vdiq për shkak të një problemi në mushkëri. Në kohët e fundit Khagendra Thapa Magar, në mënyrë të përsëritur ishte shtruar në spital shpesh herë, për shkak të probleme me mushkëritë, por këtë herë ka pasur probleme edhe me zemrën duke i shkaktuar vdekjen, të premten e kaluar, ka thënë vëllai i tij Mahesh Thapa Magar.

Magar ishte cilësuar njeriu më i shkurtër në botë në 2010, pas ditëlindjes së tij të 18. Më pas ai e kishte humbur titullin, që e mori Chandra Bahadur Dangi, edhe ai nga Nepali, i lartë 54,6 centimetra.
Magar e mori titullin pas vdekjes së Dangi në 2015. Edhe pse ishte njeriu më i shkurtër në botë Magar udhëtoi në shumë shtete dhe është shfaqur në shumë televizione në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb