Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza ndërroi jetë sot pasi pësoi një atak kardiak.

Ai ishte i sëmurë dhe prej të shtunës ishte në spital por një arrest kardiak i mori jetën përfundimisht.

Nkurunziza erdhi në pushtet në 2005, 2 vite pas përfundimit të luftës civile 10- vjeçare që la pas 300 mijë të vdekur.

Në 2015 kandidimi i tij i tretë shkaktoi kaos tek populli por me disa ndryshime kushtetuese ai mundi të kandidojë.

Në gusht të 2019 ai ishte gati për largim madje duke marrë edhe pension të lartë dhe një vilë të shtrenjtë. Para se të bëhej President ai ishte për 2 vite ministër i brendshëm teksa gjatë Luftës Civile dhe më parë ishte mësues dhe lektor sportiv në Universitetin e Burundit.

Madje ai kur u sëmur po merrte pjesë në një lojë volejbolli kurse gruaja e tij po kurohet në Kenia pasi është pozitive me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb