TIRANE

Babai i këngëtares milionere, Adele ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare. Mark Evans, i cili nuk kishte folur me vajzën e tij për vite me radhë pas një konflikti të hidhur, vdiq pas një beteje me kancerin, raportoi The Sun.

Edhe pse këngëtarja ka pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin, burimet thanë se ajo është mërzitur për vdekjen e tij. Një burim tha: “Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij.

Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo mbeti e ashpër deri në fund me të. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat të të ndryshonin, por nuk ndodhi.

Në intervistat e hershme, Adele këmbënguli: “Unë nuk e urrej atë – ai është babai im”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: